Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, zbardhen detaje tronditëse si Altin Çoku kërcënonte mjekun: Më ndihmo, ose do ketë…
Ditën e nesërme, në Gjykatën e Tiranës pritet të dalë për masë sigurie Altin Çoku, i cili akuzohet për shtyrje drejt vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini, së cilës i kishte postuar disa foto intime në rrjetet sociale.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Çokun, ndërkohë që është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ky i fundit rezulton i dënuar me burg për kanosje të një mjeku, të cilin e kishte kërcënuar me jetë.
Flet kushërira e 27-vjeçares në Kamëz: Sibelën e kanë vrarë, ishte një nënë e…
Janë përfshirë persona të tjerë? Familjarët e 27-vjeçares ngrenë dyshime: Policia ka një video…
“Nuk ka dashuri të vërtetë”, u hodh nga kati i katërt i ndërtesës, çfarë postonte në rrjetet sociale 27-vjeçarja
Sipas dosjes, në telefonin e mjekut janë gjetur mesazhe kërcënuese të dërguara nga Altin Çoku, përmbajtja e të cilave është përshkruar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, objekt ankimi.
“Gëzim un jam në hall dhe me ndimo po deshte me i marr lekt tuja, dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser…”, është mesazhi kërcënues që Çoku i ka dërguar mjekut.