Policia e Fierit, aktivitet sensibilizues për rolin dhe kontributin e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale më shqetësuese për komunitetin.
Aktiviteti kryesor i ditës së sotme si prioriteti i Qeverisë Shqipëtare, ka në fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë takim sensibilizues për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, për vitin 2024, ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Drejtori i DVP Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, 2 zëvendësdrejtorët e DVP Fier, si dhe shefat e Komisariateve të Qarkut Fier, Kryetari i Bashkisë, Prefektja si dhe Kryetarë të fshatrave. Gjatë takimit u prioritizuan çështje si: përcaktimi i zonave me risk për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, sigurimi i inteligjencës policore kundër saj, si dhe bashkëpunimi me qytetarët dhe me shërbimet mbështetëse, për ta konstatuar dhe luftuar këtë krim.
Në saj të punës së pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit ky fenomen është cdo vit në rënie. Prioritet iu është dhënë institucioneve arsimore, shkollave dhe gjimnazeve duke i siguruar me shërbime të Policisë për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe parandalimin e lëndëve narkotike në këto ambjente. Njëkohësisht jane duke u zhvilluar cdo ditë në terren, kontrolli i territorit në zona të hapura dhe të mbyllura për të lokalizuar kultivimin e bimëve narkotike e më pas asgjesimin e tyre.
Takimet dhe aktivitetet do të vijojnë në çdo Bashki dhe njësi administrative.