AKTUALITETKOSOVA

Kosova feston sot 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë


Republika e Kosovës feston sot 16 vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008 ora 15:39, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo është Deklarata solemne e Pavarësisë që u lexua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e Kosovës – Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Përvjetori i sotëm do të përcillet me shumë aktivitete institucionale. Krerët e shtetit do të ngrenë flamurin shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button