Çfarë ndodhi në kompaninë private në Fier? Policia me njoftim zyrtar: 8 punonjëse në spital
8 punonjese te kompanisë YURA kane pesuar skuqje dhe acarim te lekures gjate procesit te punes dhe u derguan me urgjence ne spitalin e Fierit.
Shkak dyshohet te jete bere nje reaksion mes kimikateve qe perdoren per pajisjet e makinave. Burime nga spitali thone se gjendja e punonjeseve eshte e qendrueshme dhe nuk ka rrezik per jeten e tyre. Fillimisht pasi kane pare koleget qe shfaqen probleme shendetesore punonjesit e fabrikes jane perfshire nga paniku por me sqarimin e gjendjes shendetesore te grave qe shkuan ne spital, jane qetesuar edhe punonjesit e tjere. Policia e fierit ka dhene versionin zyrtar te ngjarjes. Ndersa kompania YURA nuk ka dhene sqarime.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.