“Jam gjyshe heroinë…”- Mësonte nipin 10-vjeçar të përdorte fjalë banale! Pas arrestit me burg, Tasha e Tik Tok-ut shfaqet e rrethuar nga policia
Gjykata e Beratit la në burg Natasha Rombula e njohur si Tasha e Tik-Tokut, e cila shfrytëzonte nipin e saj 10 vjeçar, për të marrë klikime.
E rrethuar nga forcat e policisë, në momentin e daljes nga dyert e gjykatës ajo ka dhënë edhe një mesazh për mediat.
Natasha Rombula e konsideroi veten një gjyshe heroinë pasi kishte rritur vetë nipin e saj.
“Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”, thotë midis të tjerash Natasha Rombula.
Ajo u denoncua nga ish-bashkëshortja e djalit të tij dhe pas një hetimi dymujor përfundoi në pranga bashkë me të birin, Armando Kumaraku, me babain e të cilit rezulton e divorcuar.
Ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të dytë. Sipas hetimeve, gjyshja bashkë me të birin, mësonte nipin me fjalë banale në rrjetin social Tik-Tok ndërsa bënin video.