Malua i kockave! Shëruesi i Fierit që trashëgon pasionin për të ndihmuar njerëzit (Video)
Të moshuarin Malko Fejzulla, i cili u vjen në ndihmë njerëzve që kanë probleme dhe dëmtime të kockave e të gjymtyrëve, çdo ditë e gjen në punë.
Malua i kockave siç e njohin prej 6 dekadash në Fier vazhdon të punojë edhe pse është 76 vjeç.
“Këtë profesion e kam mësuar nga gjyshi dhe babai im tregon 76-vjeçari. Qysh fëmijë gjyshi me mbante me vete dhe më vonë ndihmoja babain që asokohe kishte një dhomë të vogël diku në qendër të qytetit, ku ushtronte këtë profesion dy herë në javë”– tha Malko Fejzulla, mjek popullor.
Malua i kockave na tregon se tek ai kanë gjetur shumë njerëz shërim nga frakturat, ndrydhjet dhe hernie diskale.
Pas ndarjes nga jeta të babait kur ishte vetëm 16-vjeç, Malo filloi të punonte vet dhe që atëherë ai vazhdon të ushtrojë profesionin e trashëguar nga të parët e tij të cilin sot po mundohet t’ia mësojë edhe njërit prej nipërve të tij.