Dhunuan bashkëshortet e tyre, vihen në pranga dy persona në Fier
DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 42 vjeç, banues në Libofshë, pasi motomjeti i papajisur me targa, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje, dyshohet për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin, është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 42-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.