KRONIKË
Lajm i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë Krujës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artan Goga, tregtar makinash. Ndaj tij është qëlluar me një armë zjarri pistoletë në pjesën e kokës.
“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.