KRONIKË
FOTO/ Qëlloi me katër plumba 40 vjeçarin dhe veten, kush janë dy korçarët që u vranë sot për një shtëpi…
Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e sotme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.
Sipas gazetares së Top Channel Dhorjela Çule, babai i autorit, shtëpinë e tij do t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.