BOTAKRONIKË

3 milionë euro jaht dhe 2.5 kg ar/ Super-operacion ndërkombëtar, arrestohen 14 persona, aksioni edhe në Shqipëri


Zyra e Prokurorit Publik Europian shkatërroi një organizatë kriminale e cila merrej me mashtrimet e TVSH-së dhe Evazionin Fiskal. Operacioni u shtri në 17 vende europiane, përfshirë dhe Shqipërinë, ku hetimet u ndoqën nga ana e SPAK për veprën penale “Evazion Fiskal”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë kontrolleve, forcat e rendit sekuestruan sasi të mëdha telefonash inteligjentë, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro, si dhe një jaht me vlerë 3 milionë euro dhe 1.2 milionë euro para të gatshme dhe kriptomonedha. Janë sekuestruar disa makina, duke përfshirë një Rolls-Royce, një BMW dhe një Range Rover. Në banesat e të dyshuarve janë gjetur edhe stoli, ora luksoze dhe 2.5 kg ar.  Në Shqipëri u kryen 5 kontrolle ambientesh, ku u sekuestruan pajisje të ndryshme elektronike si aparate telefonike, laptop, dhe USB, ndërsa u morën në pyetje dhe disa persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas njoftimit të zyrës së prokurorit publik europian në total, u arrestuan 14 persona, ndërsa u kryen më shumë se 180 kontrolle. Organizata kriminale, me seli në Gjermani, besohet se orkestroi një mashtrim masiv përmes shitjes së telefonave inteligjentë, pajisjeve elektronike si dhe maskave mbrojtëse për fytyrën në vende të ndryshme europiane. Këto aktivitete janë kryer përmes krijimit të faturave fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.  Hetimi zbuloi se organizatorët e dyshuar krijuan skema mashtrimi që nga vitit 2017 duke përfituar shuma të mëdha parash.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kohën e pandemisë, po ashtu ata hynë në treg duke shitur maskat mbrojtëse të fytyrës, të cilat sipas dokumenteve vinin nga Hong Kongu por në të vërtetë ishin në një magazinë në Gjermani. Në vitin 2020, të njëjtët organizatorë të këtyre skemave të mashtrimit të TVSH-së besohet se kanë hyrë në treg për maskat mbrojtëse të fytyrës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë pandemisë COVID-19, maskat mbrojtëse për fytyrën ishin shumë të kërkuara; kompania e menaxhuar nga të dyshuarit mësohet se i ka blerë ato nga një tregtar i zhdukur dhe i ka kanalizuar përmes disa kompanive tampon për të maskuar destinacionin e tyre përfundimtar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button