Sportisti shqiptar Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira.
Sportisti shqiptar Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira. Në ring Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.
Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring. Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend..
Sopaj më herët ka qenë pjesë e Pro MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje. Dueli i sotëm vlente për peshën bantam (deri në 61.2 kg).
Në anën tjetër Vinicius Oliveira debutoi me fitore në UFC dhe tani ka 20 fitore dhe vetëm tre humbje si profesionist.