KRONIKË

Ngjarja në Lushnje, policia hetim për 3 vepra penale, i rrezikuar dhe deputeti Çela

Policia e Lushnjes, vijon hetimet mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes, ku një shpërthim i fuqishëm përfshiu një kapanon dhe u mori jetën dy personave (babë e bir) dhe la të plagosur 7 të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se deri më tani Policia ka regjistruar procedim për 3 vepra penale: shkelje e rregullave te mbrojtjes në punë, shkelje të lejes pasi subjekti, si dhe shkatërrim prone nga pakujdesia.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ende nuk ka akuza të ngritura zyrtarisht pasi vijojnë hetimet. Por nëse do të ketë zyrtarisht akuza për deputetin Bujar Çela, i cili mendohet se është bashkëpronar, atëherë dosja do t’i kalojë SPAK-ut, si organ kompent për hetimin e deputetëve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Kujtojmë se shpërthimi u regjistrua rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim. Nga shpërthimi humbën jetën babë e bir, Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha, dhe u plagosën 7 të tjerë; Sokol Lumi, Deputeti i PS-së, Bujar Çela, Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka, Eriget Gorovelli.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button