AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakë banesa në Fier
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.