AKTUALITETKRONIKË
Ndalimi i 4 të kërkuarve, Balla: Punë e pandërprerë hetimore, bashkëpunim me agjencitë partnere
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shprehe se “detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar”.
Balla ndau në rrjete sociale pamje nga aksionet e Policisë së Shtetit për kapjen e kërkuara për shkelje të ligjit, teksa theksoi se, “fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë”.
Ai tha se, “për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme.
Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”.