Fushatë për mbrojtjen e veshkave, mjekët: Ata që vuajnë nga diabeti, duhet të kenë kujdes me stilin e jetës
Sëmundja e veshkave, e përhapur në vendin tonë, sipas mjekëve duhet të diagnostikohet sa më parë, kjo pasi mjekimi ndihmon për të mos dëmtuar edhe organet e tjera të trupit.
Për të sensibilizuar qytetarët në Kodrat e Liqenit është organizuar një ditë kushtuar sëmundjes së veshkave.
Sipas mjekëve, lajm i mirë është se tashmë ka ilaçe të cilat nuk dëmtojnë organet e tjera të trupit, por janë te pa rimbursueshme ç’ka për ta përbën problem.
“Ky ilaç ka hyrë duhet patjetër të rimbursohet nga shteti pasi është me çmim të lartë për ne”, shprehet qytetarja.
Bluzat e bardha vendosin theksin në mënyrën e jetesës së personit sidomos atyre që vuajnë nga diabeti apo tensioni.
Për vetë qytetarët, organizime të tilla janë të mirë për tu informuar.
Për të gjithë të sëmurët me diabet për të parë funksionin e veshkave do të kenë mundësi të bëjnë falas edhe matjen e albuminurisë si dhe të kryejnë një konsultë me mjekët nefrolog dhe endokrinolog.
RTSH