27-vjeçari nga Peqini vritet me thikë në Angli, del foto e të dyshuarit
Bajram Luli 27 vjeç me origjinë nga Peqini, u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Londër brenda makinës së tij.
Policia britanike ka njoftuar familjarët e djalit në Peqin për humbjen e rëndë, dhe teksa hetimet vijojnë mediat kanë siguruar nga kamerat e sigurisë foton e një personi që dyshohet se ka kryer vrasjen, rreth moshës 25 vjeç
Policia britanike ka publikuar një imazh të një burri që dyshohet se është vrasësi i të riut.
Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë.’- tha efektivi i policisë.
“Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e të riut që u godit me thikë për vdekje”.
Bajram Luli kishte emigruar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u godit me thikë në bark. I riu u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve.