Prodhonte 15 ton kokainë në muaj, policia ekuadoriane shkatërron laboratorin e drogës! Grupet kriminale përgjigjen me armë zjarri
Ushtria ekuadoriane arriti të shkatërrojë një laborator të përpunimit të kokainës, i vendosur në veriperëndim të kantonit San Lorenzo dhe afër kufirit politik ndërkombëtar me Kolumbinë.
Rezultatet e këtij operacioni u bene te ditur nga Milton Rodríguez, komandanti i Task Forcës së Përbashkët Esmeraldas (FTCE), këtë të premte, më 15 mars.
Ndërhyrja në kampin ilegal ishte në orën 11:00 të së enjtes së datës 14, pas raportimeve të inteligjencës ushtarake që ishin kryer prej rreth tre muajsh.
“Prodhimi i vlerësuar ishte pesëmbëdhjetë ton kokainë në muaj me një vlerë rreth 150,000,000 dollarë,” shpjegoi oficeri ushtarak.
Sipas njoftimeve ushtarake, droga e përpunuar transportohej përgjatë lumit Mira në shtetin fqinj.
Autoritetet thonë se u zbuluan pesë zona prodhimi me 1000 m² (dhoma gjumi dhe dhomë ngrënie për afërsisht 80 persona). Laboratori ishte mbi një shkëmb dhe i mbuluar nga bimësi e lartë me dukshmëri të vështirë ajrore.
Asnjë arrestim nuk u regjistrua gjatë këtij operacioni antidrogë, shpjegoi Rodríguez.
Nga qershori 2023 deri në mars të këtij viti, Forcat e Armatosura shkatërruan shtatë laboratorë droge në zonën kufitare veriore midis Esmeraldas dhe Nariño (Kolumbi).
Grupet e armatosura që ofrojnë siguri për aktivitetet narko-kriminale qëlluan mbi helikopterin e policisë nga territori kolumbian, por nuk pati pati persona të lënduar.