Iu vunë prangat brenda shtëpisë, Liam Mandiaro rikthehet në BBV?
Spektakli i sotëm në “Big Brother Vip” pritet të ketë plot të papritura.
Në faqen zyrtare në “Instagram”, produksioni me pikëpyetje na zbulon se sot mund të hyjë në shtëpi, Liam Mandiaro, ish-banori që pak ditë më parë u arrestua për mashtrim, vetëm pas 24 orësh qëndrimi si konkurrent.
Lajmi bëri bujë si rast i parë i ndodhur ndonjëherë në formatin e njohur me patentë ndërkombëtare. Pritet të zbulojmë sot nëse Liam do të hyjë vërtetë në shtëpi dhe si.
Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e “BBVA3”, policia hyri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar.