AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Po lëvizte me shpejtësi të lartë, automjeti përfundon në kanal (VIDEO)
Në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë, është përmbysur një automjet pasi ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i tij është një 35-vjeçar nga Kuçova, i cili nuk ka arritur të marrë kthesën për shkak të shpejtësisë, duke përfunduar në kanalin buzë rrugës.
35-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës, pasi ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë në vend ngjarje ka shkuar policia rrugore e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.