AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

“Mos thuaj që autobusi ka qenë në Fier”, Ja si u zbuluan dy korrierët, 13 kg heroinë e morën në Fier


Zbulimi i një sasie prej 13.7 kg heroinë në muajin Prill 2023 në portin e Durrësit, ka çuar të pandehur në gjykatë dy persona, të cilët besohet se kanë kryer rolin e korrierit, të një grupi kriminal në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mikel Pici, pronari i një agjencie udhëtimi “K. T.” është marrë i pandehur për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. “Ora News” mëson se për të njëjtën akuzë është marrë i pandehur dhe Piro Rrushi, shoferi i autobusit “I.”, ku brenda të cilit u sekuestruara sasia prej 13.7 kg e heroinës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hetimi i kryer nga prokurori i Durrësit M. K., zbuloi se 4 ditë pasi lënda narkotike të zbulohej nga skaneri i portit, autobusi ka qenë në Fier, ku rrugës për Patos ka qëndruar në një gomisteri dhe aty ka ndërruar dy gomat e para.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Janë krijuar dyshime të forta se pikërisht në ambientet e këtij servisi është mundësuar futja e sasisë prej 13.7 kg heroinë, e cila 4 ditë më pas është zbuluar në Durrës gjatë skanimit të autobusit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Prezencën e autobusit në Fier, e kanë konfirmuar dhe dy të arrestuarit Piro Kushi dhe Mikel Pici, të cilët gjatë një bisede të përgjuar nga ana e prokurorisë brenda dhomës së shoqërimit, përmenden faktin se nuk duhet të tregojnë që autobusi ka qenë në qytetin e Fierit.

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier. Mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: jo,jo.

Piro: Nuk ka qenë në Fier thuaj.

Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.

Pas kësaj bisede prokuroria ka marrë dhe këqyrur pamjet filmike të qytetit të Fierit, nga të cilat ka rezultuar se mjeti me targa AB ***** ka hyrë në qytetin e Fierit në 26 prill 2023 ora 17.46 (i konstatuar tek vendi i quajtur vija e ngjalës) dhe ka shkuar në drejtim të një servisi pranë karburant “J…”në rrugën e Patosit ku ka ndërruar dy gomat e para të autobusit dhe është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit në orën 18:50 të datës 26 Prill 2023 përpara DVP Fier.

Ndërkohë në datën 29 Prill 2023 ora 12:33 ky automjeti është konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësaj date.

Më 29 Prill 2023 është paraqitur për të kryer procedurat e skanimit Mikel Pici, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB ***** në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë “K. T.” si dhe shoferi i dytë ishte Piro Rushi.

Pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme. Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja.

Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plastmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrë të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zezë, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Pasi u hap kapaku i dytë janë konstatuar 18 pako në formën drejtkëndëshi të mbështjella me qese plastmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin qese me ngjyrë të verdhë dhe me shirita te kuqe dhe të zinj, brenda së cilave kishte heroinë.

Njëra prej pakove u hap dhe u mor mostër ku u bë testi me anë të një aparati të posaçëm i quajtur “Agilent”, i cili shërben për të konstatuar nëse është apo jo lëndë narkotike. Kjo lëndë u peshua dhe pas peshimit rezultoi me peshën 13.75 kilogram së bashku me ambalazh.

Related Articles

Back to top button