Kërcënohet familja e Sibela Abedinit: Ta marrim fëmijën peng po nuk u lirua…
Shpërndarja e një fotoje intime në platformën “TikTok” u bë shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini.
Pas ngjarjes së rëndë nëna e saj në një emision në News24, deklaroi se një person e ka kërcënuar. Ajo ka deklaruar se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai.
“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”. Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje.
Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.