Ndryshojnë dëshminë në gjyq, Ostreni dhe Begaj do të qëndrojë 60 ditë në burg. Gjykata i lë detyra prokurorisë: Sillni prova!
Prokuroria e Tiranës nuk e ka bindur togat e zeza për përfshirjen e Shkelqim Ostrenit dhe Igli Begajt në shitjen e lëndës narkotike prej 1 kg kokainë.
Burime për Ora News bëjnë me dijë se brenda gjyqit ka pasur debate sa i takon veprimtarive të dy personave të cilët më gjyq kanë ndryshuar dëshminë.
Ata kanë pretenduar se nuk kanë lidhje më shitjen e drogës dhe dukë mbajtur qëndrime mohuese.
Sipas të dhënave gjatë marrjes në pyetje ata janë përfaqësuar më avokat kryesisht ku kanë treguar për mënyrën se si e kanë gjetur drogën dhe mënyrën e realizimit.
Por avokatët e përfaqësuar me prokurë janë shprehur se deklarimet e mëparshme nuk mund te merren parasysh për shkak se të ndaluarit nuk kanë shprehur vullnetin e tyre për të përfaqësuar me avokat kryesisht.
Në të tilla kushte Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtësve duke lënë në burg për një afat 60 ditë Shkelqim Ostrenin dhe Igli Begajn.
Në këtë afat kohor prokuroria do të dëshmoj dhe fakte përfshirjen e këtyre dy shtetasve në këtë aktivitet kriminal. Ndërsa Eneo Sulejmanaj u njoh me masën e sigurisë burg pa afat në ambientet e spitalit.