KRONIKË

Grabiti një argjendari në qendër të qytetit të Fierit, arrestohet 35-vjeçari

35-vjeçari Shkëlzen Kapaj është arrestuar si autor i grabitjes së një argjendarie në qendër të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, në fshatin Frakull e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Fier/ Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button