KRONIKËLAJMI FUNDIT

Bënin qitje me kallashnikov për t’i postuar në Tik-Tok, arrestohen 6 të rinj! Në pranga dhe babai i njërit prej tyre


6 të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim, nga policia pasi janë kapur duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në një kodër në fshatin Hamallaj. Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e një prej djemve, i cili kishte armën pa leje në banesë

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

DURRËS- 6 të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim, nga policia pasi janë kapur duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në një kodër në fshatin Hamallaj. Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e një prej djemve, i cili kishte armën pa leje në banesë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të rinjtë kryenin qitje me armë me qëllim postimin e videove në rrjetin social Tik-Tok.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Qitësit’, policia ka arrestuar Njazi Sulën 56 vjeç dhe djalin e tij, Mirlind Sula, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tyre një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Po ashtu ka arrestuar, Klivan Pepkolaj, 19-vjeç, Klajdi Jaku, 20 vjeç, Aurel Toshi, 18-vjeç, Andi Hajdarkolaj, 19 vjeç, dhe Eljos Toshi, 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në lidhje me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

‘Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.’- shkruan Balla.

Related Articles

Back to top button