AKTUALITET

Holanda kryeson në investimet e huaja direkte në Shqipëri


Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze gjatë vitit 2023 arritën në 300 milionë euro, me rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin paraardhës, duke kryesuar listën e vendeve për investimet e huaja direkte në vend.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vendin tonë sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin ku kompania “Statkraft”, po ndërton mbi lumin Devoll, në sektorin e komunikacionit shëndetësisë etj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Përgjatë vitit që lamë pas, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri regjistrohet në afro 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 8.7 % krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët janë optimistë për trendin në rritje të fluksit të investimeve të huaja direkte, teksa Ministria e Financave po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button