AKTUALITETKRONIKË

VRASJA PËR VOTAT/ 3 ekspertët rindërtojnë skenën e krimit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani


Ashtu siç u lajmërua mbrëmjen e djeshme, paraditen e sotme tre ekspertët, dy prej të cilëve të pavarur, kanë nisur rindërtimin e skenës së krimit të ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021 në Elbasan, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Tre ekspertët që do të rindërtojnë skenën e krimit janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e skenës në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka vendosur shiritat rrethues për t’i lënë ekspertëve hapësirë të punojnë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Eksperimenti hetimor vjen pas kërkesave të Arbër Paplekaj, i cili kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje.

Paplekaj është i vetmi person që po përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjen, edhe pse është deklaruar se ka pasur një deformim të ngjarjes dhe përpjekje për të fshehur episode të saj, duke mos kryer një hetim të plotë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohet ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet.


Related Articles

Back to top button