KRONIKËVIDEO

Niset nga Divjaka për të vjedhur disa banesa në Himarë, arrestohet nga Policia 46 – vjeçari. (VIDEO)


Himarë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, angazhim maksimal në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 14”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

U kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi, vihet në pranga 46-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari ka vjedhur edhe në një banesë tjetër, në Himarë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen një shumë parash, orendi shtëpiake dhe produkte ushqimore, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, në këto 2 banesa.

Sekuestrohet edhe automjeti furgon që ai përdorte për të kryer vjedhjet.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në Himarë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Sh. S., 46 vjeç, banues në Divjakë.

Gjatë kontrollit në automjetin furgon që 46-vjeçari përdorte për të kryer vjedhjet, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash dhe disa produkte ushqimore që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ll. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se 46-vjeçari i ka vjedhur në një banesë, në Himarë, më datë 24.01.2024, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button