AKTUALITETKRONIKËVIDEO

FIER/ Publikoi VIDEO-n intime të ish-bashkëshortes, Piranjat bëjnë të mundur arrestimin e tij


Puntatën e kaluar emisioni Piranjat transmetoi historinë e një vajze nga Kosova e cila për hir të dashurisë tregonte sakrificat si dhunë fizike dhe verbale që kishte kaluar nga ish bashkëshorti i saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vajza e re shprehej se ne pak muaj bashkëjetesë, ish bashkëshorti i saj e ka mbajtur të izoluar për dy muaj me radhë brenda në shtëpi. 27-vjeçarja gjithashtu tregonte se ka tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje, por edhe pse në këto kushte kritike përsëri dhuna nuk ka munguar. Gjithashtu dhe ish-vjehrra e vajzës së re tregonte se djali i saj ishte i dhunshëm dhe përdorues i lëndës narkotike kanabis.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nëna e dhunuesit shprehej se disa herë i kishte thënë se duhej ta linte dhe të vazhdonte jetën e saj. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, një familjar i vajzës së re sheh në rrjetin social Telegram në grupin Albkings që ishte publikuar një video intime vetëm pak kohë pas largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjithashtu ai kërcënonte familjarët e vajzës që do t’i vinte bombën në derë. Edhe pse në pritje të ëmbël, Albi Bonjakut nuk i interesonte më asgjë madje akuzonte ish bashkëshorten që fëmija nuk është i tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pas rrëfimit të historisë, vajza udhëton drejt qytetit të Fierit për të takuar ish bashkëshortin e saj për të fundit herë dhe për të kallëzuar në polici dhunën dhe kërcënimet që ai i bënte. 29 vjeçari, Albi Bonjaku pranon të takohet me pretendimin se vajza e re do t’i jepte dhe një tjetër mundësi bashkimi. Në bisedë tavoline Albi dukej i frikësuar se mos vajza ishte e shoqëruar nga të afërm të saj.

Gjithashtu ai e akuzonte se edhe ajo kishte qenë përdoruese e lëndës narkotike Kokainë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas përballjes me gazetaren e Piranjave, Albi duket sypatrembur për gjërat që akuzohet dhe përpiqet të bëjë ironi. Në momentin e largimit nga përballja, Albi Bonjaku shoqërohet nga uniformat blu të qytetit të Fierit.

Related Articles

Back to top button