AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLLSPORT

Në një atmosferë emocionuese , dhjetra qytetarë sportdashës kanë qënë të pranishëm në ceremoninë përkujtimore për një nga figurat më emblematike të futbollit fierak Kujtim Majacin.


Në një prononcim për mediat kryebashkiaku Armando Subashi është shprehur se në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij është mundësuar dhe rivitalizimi i bustit , duke e sjellë më legjendar se kurrë dhe më frymëzues për brezat e rinj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Subashi ka pohuar gjithashtu se ceremonia e sotme vjen dhe si një mesazh për të kryer investime sa më madhore në drejtim të zhvillimit të sportit për ti rikthyer lavdinë e dikurshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë  autori i kësaj shtatoreje Ilmi Kasemi ka pohuar se rivitalizimi ishte domosdoshmëri për të përfaqësuar sa më denjësisht këtë figurë legjendare të futbollit pasi me kalimin e kohës busti i mëparshëm ishte dëmtuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kuadër të këtij aktiviteti në Akademinë Sportive është zhvilluar dhe një ndeshje simbolike futbolli ku ka qënë i pranishëm dhe ministri i brendshëm , Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button