AKTUALITETBOTAKRONIKË

Alarm për sulm terrorist para ndeshjes Bayern Munich- Dortmund, kërcënimet nga grupi që kreu masakrën në Moskë

Në orën 18:30 (30 mars) në Munich zhvillohet derbi i futbollit mes Bayern dhe Dortmund.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Klasikja” e futbollit gjerman këtë herë është përfshirë nga ankthi për sulme terroriste.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Bild dhe DW bëjnë me dije se grupi terrorist ISIS-K, degë e të quajturit “Shteti Islamik” me bazë në Afganistan kanë publikuar imazhe të tifozëve pikërisht para ndeshjes me një shenjë të kuqe, çka ka alrmuar autoritetet, që kanë shtuar numrin e policëve në terren dhe si inteligjencën

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

I njëjti grup terrorist mori përgjegjësinë për masakrën e fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve ‘DPA’ se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Për një ndeshje të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona.

 “Tani po e rrisim këtë numër”, tha zëdhënësi i policisë.

Ndeshjet mes Bayern dhe Dortmund njihen si ‘Der Klassiker’ për shkak të rivalitetit të tyre të gjatë për sukses në futbollin gjerman.

Related Articles

Back to top button