AKTUALITET

Pashka, Papa Françesku mesazh besimtarëve: Mizoritë e luftës thyejnë mallin për paqen

Papa Françesku mesnatën e të shtunës mbajti Meshën e Pashkëve, e cila zgjati me shumë se 2 orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit, një nga shërbesat më të gjata në liturgjinë katolike, mes shqetësimeve të ripërtërira për gjendjen e shëndetësore të 87-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Françesku u bëri thirrje besimtarëve të gëzohen pavarësisht krizave politike apo shqetësimeve personale dhe globale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Konkretisht, ai përmendi pamëshirshmërinë e urrejtjes dhe mizorinë e luftës, të cilat thyejnë mallin për paqen botërore, por edhe egoizmin dhe indiferencën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festën për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas Françeskut, Pashka duhet t’i inkurajojë njerëzit dhe t’u japë atyre shpresë: “Kjo është fuqia e Zotit: fitorja e jetës mbi vdekjen, triumfi i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës në mes të rrënojave të dështimit”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button