AKTUALITETKRONIKËRAJONI
Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçarja nga Divjaka.
Dy personaa kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.
Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.
Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar./ Balkanweb