AKTUALITETBOTAMOTITË NDRYSHME
Zvicra përfshihet nga reshjet e shiut dhe erërat e forta, ndërpritet trafiku hekurudhor
Tashmë prej ditësh disa rajone në Zvicër janë të përfshira nga moti i keq. Shtimi i reshjeve të shiut dhe erërave të forta në kantonin e Ticionos në jug të Zvicrës, ka bërë që të ketë rrëshqitje të dherave.
Gjithashtu për shkak të motit të keq ka patur edhe ndërprerje të trafikut hekurudhor përgjatë natës.
Për shkak të shirave dhe erërave të forta u përjetuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Disa rrugë të cilat ishin të mbyllura në kanton që nga dje për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut, u hapën për qarkullim mëngjesin e sotëm, ndërsa rruga Val Bedretto-Calanca ndodhet ende e mbyllur për arsye sigurie. Edhe sot në jug të Zvicrës pritet të vazhdojë moti me reshje.