AKTUALITETKRONIKË

Dinamika e aksidentit tragjik në Këlcyrë!/ Shoferi u pikas nga policia! Me 200 km në orë, emigrantët nga vendet e treta, makina e marrë me qira.

Kanë dalë detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku mbetën të vdekur 8 persona, 7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.

Reklama në FieriWeb - “”

Dyshohet se shoferi nga Shkodra ende i paidentifikuar ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas.

Në momentin e daljes nga rruga pranë kthesës së Kuqarit, mendohet të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mjeti ka fluturuar në linjë ajrore disa metra dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë Vjosës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button