AKTUALITETKRONIKË

Aksidenti në Këlcyrë/ Kreu i Policisë së Gjirokastrës: Mjeti po ecte me shpejtësi. Iu kërkua të ndalojë, por u largua


Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në Këlcyrë me 8 viktima.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një deklaratë për mediat, Çipa shpjegoi se mjeti me emigrantë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave dhe patrulla e policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mjeti në këtë moment është kthyer për në drejtim të Përmetit duke u larguar me shpejtësi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Policia ka hasur një mjet që po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer dhe është nisur me drejtim nga qyteti i Përmetit.

Patrulla e policisë me automjetin e vet e ka ndjekur deri në afërsi të vendit të ngjarjes, ka informuar sallën operative për mjetin që ishte larguar në drejtim të Përmetit me shpejtësi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rreth orës 03:55, duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla ka lëvizur drejt Përmetit duke marrë edhe kontakte me qytetarët që i ka pyetur nëse kanë parë një mjet të tillë.

Kanë nisur inspektimin e zonës dhe ka parë shenja të aksidentit rrugor dhe ka parë automjetin që ka rënë në anë të lumit Vjosa.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit që jemi ende duke punuar për ta identifikuar.

Personat e tjera dyshohet se duhet të jenë emigrantë të paligjshëm.

Nuk japim dot një konkluzion sa i përket shpejtësisë së automjetit.

Numri i kufomave është i madh dhe si rezultat ka kryerjen e shumë ekzaminimeve për të marrë dhe administruar prova për identifikimin e personave dhe sqarimin e rrethanave”, tha Çipa.


Related Articles

Back to top button