AKTUALITETKRONIKË
Janë nxjerrë nga makina e shkatërruar trupat e pajetë të 7 emigrantëve të huaj nga Lindja e Mesme dhe të shoferit shqiptar.
Ata mbetën të vdekur nga një aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, ku shkak mendohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjetit tip “Benz”, i cili ishte marrë me qira.
Dyshohet se shoferi ka pikasur forcat e policisë, është kthyer nga rruga drejt Përmetit dhe për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin duke rënë në humnerë.
Sipas prokurorit Petrit Çano nuk janë zbuluar identitet e viktimave dhe pasi të bëhet kjo gjë do fillojë bashkëpunimi me ambasadat përkatëse