AKTUALITETKRONIKË

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë/ ‘Zbërthehen’ katër të miturit e arrestuar. 15-vjeçari pranon se goditi me thikë viktimën


Katër të rinjtë të përfshirë në sherrin ku mbeti i vrare 18-vjeçar, Aureljo Dervishi janë arrestuar nga policia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të katër të miturit akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim. Nesër pritet të dalin për t’u njohur me masën e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Katër të rinjtë e arrestuar kanë treguar dinamikën e ngjarjes duke deklaruar që janë shkëmbyer ne makine dhe aty janë konfliktuar dhe kane ndaluar, pas saj janë përleshur. 15 vjeçari i arrestuar ka pranuar se ai e ka qëlluar më thikë Aurelio Dervishin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa dy 16 vjeçarët e tjerë kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por sipas tyre nuk kanë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjeçari i arrestuar F. Sh.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Po ashtu, në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera. Janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë pranë.

Vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me F. Sh., mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes. Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në një moment grupi i katër autorëve kanë parë se në Audin me pesë persona brenda ishte edhe vajza 16 vjeçare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin.

Sipas dëshmisë se dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami dhe më pas ka nisur edhe konflikti.

Related Articles

Back to top button