AKTUALITETKRONIKË
Policia konfirmon: Nga flakët në një banesë në Vlorë humbi jetën 74-vjeçari tetraplegjik
Një banesë në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët para disa çastesh. Mësohet se ka ndërruar jetë i moshuari 74-vjeçar, i cili gjendej në banesë. Zjarri pranë rrethit të Omonias.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, teksa nuk dihen ende shkaqet që sollën flakët.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.