AKTUALITETKRONIKË

“I ikën policisë, por jo vdekjes”, Eksperti: Nëse i ka ndjekur, policia ka gabuar shumë rëndë. Aksidenti, me shumë dilema, ende s’dihen shkaqet


Rrugët e Shqipërisë viojnë të marrin jetë njerëzish.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vendi u trondit dje nga aksidenti i frikshëm me 8 viktima në aksin Përmet Gjirokastër, kun ë tentativë për t’iu larguar policisë, automjeti me 7 emigrantë të paligjshëm doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Vjosë, duke mos lënë asnjë person të gjallë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lidhur me këtë ngjarje në studion e lajmeve në “Ora News”, eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha, se shkaku i aksidentit ka qenë paniku që përfshiu drejtuesin e mjetit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Aty ka nevojë që të analizohet fakti se përse ky drejtues mjeti u përfshi në panik, pra kjo kërkon analizën e një psikologu. Pasi një njeri që përfshihet në panik ka të bëjë me një frikë shumë të madhe të tij që ka këtë lloj pasoje

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Problemi qëndron në faktin se drejtuesi i mjetit ishte tashmë i përfshirë në një vepër penale, që është trafiku i paligjshëm i emigrantëve dhe ndaj ai është trembur, sepse ka pasur parasysh pasojat që i vinin mbrapa kësaj vepre penale.

Nëse policia po i ndiqte nga mbrapa, kjo është shumë e gabuar, sepse ata kanë mësuar dhe janë trajnuar që në një garë makinash nuk ke pse ta ndjekësh, pasi ka vend tjetër për t’i kapur.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pra, kjo duhet parë në këndvështrimin human.

Pra, aksidenti në fjalë është i mbushur me shumë dilema, dhe ende nuk dihen shkaqet e vërteta se pse mjeti doli nga rruga”, u shpreh ndër të tjera eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha.

Related Articles

Back to top button