Urojmë sot në 52 – vjetorin e lindjes së aktorit të mirënjohur fierak, Dritan Boriçi
Dritan Boriçi u lind më 5 Prill 1972, në Fier.
Ai u diplomua si aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994.
Mes viteve 1995 – 2003, ka qenë aktor i teatrit “Bylis” në Fier dhe që prej vitit 2003 është aktor i Teatrit Kombëtar.
Ndër rolet e tij më të spikatura janë: “Fishkëllimë në errësirë”(2008), “Legjenda e pianistit”(2008), “Vajza pa prikë”(2006), “Xhaxha Vanja”(2005), “Kopraci”(2004), “Pulëbardha”(2003), “Pse”(1999), “Zonjusha Xhuli”(1998), “Krim e ndëshkim”(1996), “Rrëshajet”, “Gomone”, “Karnavalet e Korçës”, “Hijet e natës”, Guberi “Macja në çatinë e nxehtë” etj.
Dritan Boriçi është gjithashtu fitues i disa çmimeve ku mund të përmendim: “Qemal Ajdin” për Aktorin më të mirë në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut në 2007, “Aleksandër Moisiu” si aktori më i mirë i të rinjve në Festivalin Kombëtar të Teatrit në 1997 dhe çmimin i parë në Festivalin Ndërkombëtar të monodramës “Monoakt” në Prishtinë me pjesën “Legjenda e pianistit”, në vitin 2009.
Ka interpretuar pak role në film si dhe në telenovelën e parë “Njerëz dhe fate”.