AKTUALITET

Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Vijon puna për finalizimin e projektit me rëndësi për kryeqytetin


Vijon puna në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo vepër infrastrukturore teksa u shpreh se puna vijon me betonimin, kolonat, gërmimet në trup të rrugës kryesore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë që, theksoi kreu i qeverisë,  paralelisht po punohet edhe në segmentet dytësore, për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt me rëndësi për kryeqytetin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, deri tani kanë përfunduar 300 pilotat e themeleve të pilave nga U1 deri në U15. Janë betonuar themelet e pilave U1; U6; U7; U8; U10; U11 dhe ka përfunduar betonimi i 4 kolonave të pilave.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjithashtu janë realizuar punime gërmimi në trup të rrugës kryesore në progresivat 0+490-0+530. Ndërkohë, vazhdon puna me përgatitjen e zgarave metalike të kolonave dhe themeleve të pilave.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button