AKTUALITETKRONIKË

Zjarr në fshatin Moravë të Beratit, flakët rrezikojnë banesat përreth

Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë,në Njësinë Administrative Otllak.

Zjarri ka rënë rreth orës 19:40 në disa kavalete kashte,që ndodheshin në oborrin e banesës së shtetasit Sulo Hajdari.

Reklama në FieriWeb - “”

Drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrëfikës, që pasi mbërritën konstatuan se rrezikoheshin banesat që ishin shumē pranë vatrës së zjarrit.

Tre mjete zjarrëfikëse të tjera u nisën drejt fshatit Moravë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrefikese, u bë e mundur që flakët të lokalizoheshin në një kohë të  shkurtër dhe të kryhej shuarja e plotë e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz dhe dëme materiale në banesa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button