AKTUALITET

Belinda Balluku: Shumë shpejt vendi ynë do të ketë aeroportin më të madh në rajon


Në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës dhe Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se së shpejti Shqipëria do të ketë aeroportin më të madh në rajon. Ndër të tjera, Balluku tha se këtë vit do të shtohet numri i turistëve dhe mund të kalojë shifren e 14 milionë turistëv të huaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fjala e ministres, konferenca për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shumë faleminderit që jeni të gjithë këtu sot. Ishte kënaqësi që ju kam takuar edhe mbrëmë në një ambient më miqësor, ashtu si vetëm Mirela di të na bashkojë të gjithëve bashkë. Duhet të them që krahasuar nga një vit më parë kur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit organizoi në Shqipëri festën, ashtu siç u quajt, dua të them që identifikoj me kënaqësi që ka shumë ministra të tjera që na janë shtuar, ashtu siç na janë shtuar edhe aktorë të rëndësishëm të biznesit në këtë takim të përvitshëm që përveç faktit se po promovon Shqipërinë për gjithçka ka arritur deri më tani, nga ana tjetër na jep mundësinë që të shkëmbejmë eksperienca më të mira nga vende të cilat me turizmin kanë vite që punojnë dhe që janë mjaftueshëm të suksesshëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Megjithatë, ashtu siç Mirela tha, Shqipëria e ka në dejet e saj, është pjesë e gjenetikës tonë të mirëpresim mikun, ti hapim dyert dhe ti lejojmë ata që ti marrin më të mirën vendit tonë. Një vend të cilin Zoti e ka bekuar bujarisht me male të larta, me dete blu, me fusha e korie dhe padyshim me të gjitha mirësitë që dalin nga toka e këtij vendi që ju tashmë duke na vizituar shpesh keni pasur dhe rastin të provoni kulinarinë shqiptare. Të gjithë këto tashmë ka ardhur koha që ti organizojmë, ti fusim në një autostradë të duhur për ta kthyer turizmin, jo thjesht një arritje gjenetike shqiptare, por një industri të mirëfilltë të bazuar mbi plane, projekte, fakte. Një industri të mirëfilltë e cila tashmë luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomikë të vendit dhe unë për të mos përsëritur çfarë Mirela tha nuk do ndaloj në shifrat dhe treguesit, të cilët kanë ardhur duke u rritur në mënyrë ekspansionale dhe duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e para në këtë dy vjeçar përsa i përket numrit të vizitorëve apo zhvillimit turistik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sigurisht mua më duhet, për shkak të portofolit tim si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, që të kontribuoj fuqishëm bashkë me stafet e mia kudo që ato ndodhen në të gjithë territorin, përsa i përket ngritjes së infrastrukturës së dobishme për këtë sektor kaq interesant, por edhe njëkohësisht të ri dhe të brishtë nw vendin tonë.

Diku në 2018, kur Qeveria Shqiptare vendos në atë kohë që të nisë një strategji për zhvillimin e aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë me të vërtetë pati shumë skeptikë. Kjo ndodh shpesh në politikë, besoj që ndodh edhe në vendet tuaja që kur qeveria nis një proces të ri, nis një strategji të re, detyrimisht ka skeptikë të cilët thonë, përse duhen aeroportet të reja në një vend ku dhe i vetmi aeroport që ndodhej në Tiranë pothuajse ishte në 50% të kapaciteteve përpunuese. Ne duhet të shpjegojmë diçka njëherë e mirë, se asgjë nuk është e rastësishme. Pavarësisht se thuhet shpesh se erdhi koha, erdhi koha për këtë sukses në turizëm, erdhi koha për këtë rritje ekonomike, kjo nuk është e vërtetë. Nuk është çështje kohe, sepse kohën e kanë pasur të gjithë para nesh, por koha për ta nuk erdhi. Ndërkohë që këtu flitet për një dekadë të tërë të një pune intensive, të një pune të mirëplanifikuar, e cila sot përkthehet në rezultate. Kështu që edhe në 2018, pjesë e kësaj pune intensive ishte dhe strategjia e ngritjes së aviacionit civil në një shkallë tjetër në Shqipëri. Kështu që sot nga një aeroport ndërkombëtar që kishim në 2018, totalisht i ndryshuar tashmë aeroporti i Rinasit. Ata që na kanë vizituar më parë mund ta ndjejnë ndryshimin e madh cilësor që kemi ne sot në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, i cili u pasua nga një tjetër aeroport ndërkombëtar në veri të vendit, nga aeroporti i Kukësit, dhe vetëm për pak muajsh ne do të kemi aeroportin më të madh në Ballkan, aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, i cili është i dizenjuar nga fillimi për të akomoduar të gjitha fluturimet transoqeanike që Shqipërisë i kanë munguar prej vitesh, por edhe për të akomoduar të gjitha flukset e ndërlidhjeve me vendet e tjera europiane, ato të Ballkanit apo kudo nëpër botë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga ana tjetër, pas një studimi të gjerë që kemi pasur me Ministrinë e Turizmit së bashku me Mirelën dhe stafet tonë kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit, duke e mbyllur kështu kurorën e aviacionit civil me katër aeroporte, pra në veri në Kukës, në Tiranë në qendër të saj, në Vlorë dhe më pas në zonën e Gjirokastrës, një nga zonat më interesante për turizmin e mbrojtur nga UNESCO për disa vitesh tashmë.

Por gjithashtu nuk janë vetëm aeroportet ato që sjellin vizitorët në vendin tonë, janë korridoret dhe autostradat që ndërlidhin të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duke e bërë kështu një pjesë të aksesueshme për të gjithë europianët. Ne kemi nisur një punë prej kohësh për ndërtimin e Korridorit të VIII, një korridor i cili padyshim për Shqipërinë, për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut edhe Italinë është një nga korridoret më të rëndësishme të ndërlidhjes dhe jo vetëm të transportit rrugor. Por është një nga korridoret e sigurisë, gjë që e kemi identifikuar mjaft mirë gjatë pranverës së vitit 2022 pas agresionit rus në Ukrainë, sesa e rëndësishme ishte kjo ndërlidhje për të lidhur Mesdheun, pra detin Adriatik me pjesët e tjera të Europës veriore.

Korridori blu i cili synon që të lidhë Kroacinë me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë tashmë ka nisur dhe gjatë këtij viti ne do të dorëzojmë një nga pjesët më të rëndësishme të këtij korridori, Thumanë – Kashar e cila do të lidhë Tiranën, do të lidhë aeroportin ndërkombëtar dhe pjesën veriore të Shqipërisë për të lehtësuar njëherë e mirë kështu një trafik që për të thënë të drejtën vitet e fundit vjen gjithmonë e më i ngarkuar për shkak të fluksit të automjeteve që aksesojnë vendin tonë.

Krenarisht mund të them që një nga veprat e këtij 10-vjeçari është tuneli i Lllogarasë. Tuneli i Llogarasë i cili tashmë do të hapë një derë të re aksesi në jugun e mahnitshëm të Shqipërisë, pasi një barrierë natyrore mali i Llogarasë ka qenë gjithmonë aty duke u bllokuar, por nga ana tjetër sigurisht duke e bërë gjithmonë edhe më tërheqës këtë bukuri të fshehur mbas atij mali. Tashmë kemi vendosur që ti nxjerrim bukuritë tona dhe ti shfaqim, duke i dhënë një akses të gjithë atyre vizitorëve që do të ulen në aeroportin e Vlorës, për të kaluar në një tunel ku duhen vetëm 7 minuta. 7 minuta nga Dukati në Palasë. Në ndërkohë që ai rrugëtim, pavarësisht se është magjepës, duhet më tepër se 45 minuta për ta përshkruar sot.
Unë mund të shtoj shumë vepra të tjera. Mund të them padyshim të gjitha arritjet që ne kemi deri më sot, apo planet që kemi për të ardhmen, por askush më mirë se ju që vizitoni Shqipërinë çdo vit nuk mund të faktojë sesi ndryshon me muaj vendi ynë. Sesi puna e njerëzve të këtij vendi, të cilët janë zemërhapur, fytyrëqeshur, ndoshta vuajtët dhe hallet e shumta që kanë mbartur në shekullin që vazhdon, por që për ne ka qenë me të vërtetë një histori i dhimbshme, do të thoja që i ka bërë më të mirë, i ka bërë më rezistencë dhe mbi të gjitha mirënjohës për çka zoti i ka dhënë. Mirënjohës për çfarë partnerët tanë na kanë mbështetur në kaq kohë, ndaj kur i gjeni buzagaz nëpër malet e Shqipërisë, në bregdet apo në çdo fshati besoni se janë të sinqertë dhe janë të lumtur që të presin sa më shumë vizitorë dhe janë të lumtur që të promovojnë vendin e tyre pasi e dinë që asgjë nuk mund të zëvendësojë Shqipërinë. Pavarësisht se ne jemi një popull që kemi emigruar që herët, që në fillim të viteve 900, dhe ndoshta vazhdojmë të lëvizim sot e kësaj dite, ashtu siç lëviz kushdo tashmë, por sërish asnjëri nga ne nuk harron se Shqipëri është shtëpia jonë dhe mbi të gjitha si ajo nuk ka.

Do doja që të nënvizoja diçka që Mirela tha. Kapitalet njerëzore. Tashmë sfida më e madhe qëndron tek kapitalet njerëzore, ashtu siç qëndron për çdo vend europian apo çdo vend në kontinent tjetër. Pas pandemisë, në zbulimin e punës online nga shtëpia flukse të mëdha të kapitaleve njerëzore janë zhdukur nga tregu duke krijuar kështu një vakum të jashtëzakonshëm dhe duke i bërë qeveritë dhe organizmat ndërkombëtar të vetëdijshme se kapitali më i rëndësishëm dhe më i çmuar është ai njerëzor. Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare gjatë vitit 2024 ka vendosur një fokus të veçantë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore për më tepër bazuar mbi aftësimin profesional. Ju e dini më mirë se unë se industria e hotelerisë kërkon një master off arts të shërbimeve, siç ju thamë shqiptarët e kanë. Ne kemi dëshirë të mirëpresim dhe të shërbejmë, por ama jemi duke folur për diçka që duhet të jetë e dizenuar, duhet të jetë një aftësim i dizenjuar përsa i përket turizmit dhe hotelerisë. Çka ne po punojmë në qeveri dhe sigurisht Mirela e ka një nga detyrat parësore ngritjen e kapaciteteve humane që do të shërbejnë dhe duke pasur parasysh edhe ekspasionin e madh të numrave që ne presim gjatë sezoneve të ardhshme.

14 milionë vizitorë presim në 2024, por nga ç’duket nga shifrat dhe çfarë deklarojnë të gjithë hotelierët në Shqipëri që duke nisur nga muaji janar kanë pasur prenotime mbi 30 apo 40 përqind krahasuar me vitin 2023, ndoshta dhe ky projeksioni jonë për 14 milionë do të tejkalohet. Do tejkalohet duke na vënë në një sfidë të jashtëzakonshme të gjithë komponentët e këtij sektori duke nisur nga infrastruktura dhe duke përfunduar pikërisht tek industria e shërbimit dhe jo vetëm e hotelerisë.

Megjithatë ne jemi besimplotë që do të shkëlqejmë këtë sezon. Ashtu siç bëmë vitin e kaluar në një provë të madhe gjenerale, ndërkohë që besojmë se ky është viti kur Shqipëria do të shfaqet në këtë show të madh të një skene që tashmë ka tërhequr vëmendjen kudo. Me punën e secilit prej nesh. Me punën e shkëlqyer që Mirela bën në promovimin e vendit. Me punën që mediat e huaja kanë bërë pa ndonjë shtytje të jashtëzakonshme nga ana jonë, këtë duhet ta themi, pasi kam lexuar javët e fundit që dhe në Australi Shqipëria është bërë shumë e famshme. Edhe mediat australiane janë duke promovuar vendin tonë dhe ne kemi filluar të ndjejmë menjëherë prenontimet e para që vijnë nga një kontinent i largët.

Kështu që tashmë që të gjitha yjet janë bashkë, që puna jonë e një 10-vjeçari të jashtëzakonshëm, që mundi i shqiptarëve kudo që ata ndodhen duke promovuar vendin e tyre, mundi i shqiptarëve që janë brenda këtij vendi duke ndërtuar nga mikro agroturizmat dhe deri tek hotelet të cilat mbajnë emrat e brand-eve të mëdha, ka ardhur koha për t’u shpërblyer me këtë vit të jashtëzakonshëm, me sezonin e vitit 2024.

Por unë do të ndalesha vetëm një sekond në mbyllje tek promotori kryesor i turizmit shqiptar. Edi Rama padyshim, kryeministri ynë. Më i miri përsa i përket skuadrës dhe mënyrës së promovimit i cili padyshim ka gjetur një mënyrë të jashtëzakonshme për të shprehur vizionin, 2ëndërrën dhe dëshirën e një populli të tërë, i cili ka dashur gjithmonë që të presë dhe të mirëpres bujarisht vizitorët, por për shkak të mëndjengushtësisë dhe të të gjithë problematikave të një vendi me një të shkuar e cila nuk mund të jetë e ngjashme me asnjë vend tjetër, dyert tona kanë qenë të mbyllura me një dryn të ndryshkur. Falë punës së tij, falë mënyrës sesi ai ka promovuar vendin tonë, falë vizonit që ai ka pasur tani dyert janë të hapura. Mirë se erdhët në Shqipëri.

Related Articles

Back to top button