AKTUALITET

ARMATOSEMI NË DET, AJËR E TOKË/ Strategjia e FA-ve: Do blihen avionë, dronë dhe antidronë, helikopterë, anije e autoblinda


Shqipëria parashikon të zgjerojë flotën ajrore duke parashikuar të blejë avionë luftarakë, dronë të tjerë dhe helikopterë. Sa i përket sigurimit të detit kërkohet sigurimi i një anije luftarake dhe një tjetër e nivelit të mesëm. Përforcime do ketë edhe në tokë me autoblinda dhe sisteme mbrojtje ajrore deri në rreze të mesme veprimi

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në 10 vitet e ardhshme vendi ynë synon që të modernizojë forcat e armatosura për tu përgjigjur sfidave të reja sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Strategjisë Ushtarake të publikuar së fundmi Fokusi kryesor do të jetë modernizimi i sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve, mbrojtjes ajrore me sisteme me rreze të shkurtër veprimi si dhe sistemeve të mbrojtjes me rreze të mesme veprimi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Madje projekti parashikon të zhvillohen edhe platformat e lëshimit të raketave me një rreze të largët veprimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shqipëria do të vijojë të sigurojë helikopterë shumë-përdorimësh, qoftë në  mbrojtjen civile, apo dhe për veprime ushtarake.

Risia në këtë rast është parashikimi për të blerë avionë luftarakë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas heqjes nga përdorimi të avionëve “MIG” dhe modeleve të tjera të para vitit 1990, kjo është hera e parë që ushtria shqiptare synon plotësimin, kjo dhe pas sigurimit të dronëve dhe helikopterëve nga vendet partnere.

Mbrojtja detare, po ashtu, do të shtohet me një anije të nivelit të mesëm dhe një anije luftarake.

Mbrojtja tokësore parashikohet të ketë në dispozicion autoblinda qoftë në përdorim në betejë apo dhe në lëvizje. Armatimet e lehta do të vazhdojnë të sigurohen për batalionet në Shqipëri.

 Gjithashtu, edhe pas kërkesës së Ukrainës dhe vendosjes për aleancës së NATO-s si prioritet, vendi do të rrisë prodhimin e armëve të lehta dhe municioneve.

Related Articles

Back to top button