AKTUALITETMJEKSIA

Koçiu në spitalin rajonal Fier: Shërbime në 13 specialitete, kapacitet prej 345 shtretërish

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi pavijonin e Urgjencës, Kirurgjisë, Patologjisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Paliativ në Spitalin rajonal të Fierit.

Bashkë me doktor Roelin, Bertin dhe stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Fier, Koçiu takoi edhe doktoreshë Erjeta Rrapushi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Koçiu tha se falë Portalit “Mjekë për Shqipërinë” këtë muaj ka nisur punën pranë këtij spitali në shërbim të qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Në Spitalin Rajonal Fier ofrohen shërbime mjekësore për qytetarët në 13 specialitete dhe me një kapacitet prej 345 shtretërish”, u shpreh Koçiu.

Vetëm në Urgjencën e spitalit kryhen rreth 160 vizita në ditë ndërkohë që kirurgjia e spitalit i është nënshtruar një procesi mirëmbajtje për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button