Ndotja alarmante e kolektorit të Levanit ka ngritur në protestë dhjetra fermerë të Povelçes e Darëzezës.
Ndotja alarmante e kolektorit te Levanit ka ngritur paraditen e kesaj te enjte ne proteste dhjetra fermere te Povelces e Darezezes.
Ata pohojne te indinjuar se shkak i ndotjes jane stallat e kafsheve qe ndodhen prane dhe qe shkarkojne te gjitha mbetjet organike ne ujerat e kolektorit.
Sipas banoreve kjo situate qe vijon prej me shume se 20 vitesh , eshte kthyer ne shqetesimin me madhor te tyre pasi bagetite po u semuren nderkohe qe me qindra hektare toke me perime e shalqi po thahet edhe per shkak se ne kolektor derdhet dhe uje i kripur.
Banoret shprehen gjithashtu se shqetesues mbetet edhe fakti se uji i ndotur qe ndodhet ne kete kolektor , terhiqet nga hidrovori i Darezezes dhe derdhet ne det duke ndotur edhe bregdetin i cili per kohe do te prese plazhistet e pare dhe turiste te shumte. Ne prag te sezonit turistik kjo ndotje do te sjelle edhe largimin e pushuesve kane thene nder te tjera fermeret teksa apelojne njezeri qe kjo situate te zgjidhet sa me shpejt.
Nderkohe i kontaktuar ne lidhje telefonike drejtori i agjencise se mjedisit per qarkut Fier Denis Vogli eshte shprehur se per shkak te ristrukturimit te kesaj agjencies jane pezulluar inspektimi por duke u njohur me situaten do ti percillet ky shqetesim drejtorise se pergjithshme per te ushtruar me pas inspektimin dhe marrjen e mostrave