Nën efektin e drogës dhe pa patentë, 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme me mjet pranë një shkolle, arrestohet nga policia
Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili nën efektin e drogës dhe pa patentë ka kryer manovra të rrezikshme pranë një shkolle në Tiranë.
I riu është arrestuar nga policia për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.
Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.