AKTUALITETMOTITË NDRYSHME

Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, java tjetër do të ketë shi

Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit. Temperaturat do të jenë të larta parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill dhe ndryshe nga viti 2018 kësaj here po zgjasin më shumë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë celsius”, tha Sherollara.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Gjithsesi temperaturat pritet të ulen gjatë javës që vjen, kur do të ketë dhe reshje shiu.

“Ajo që është e veçanta e këtij viti është kohëzgjatja e temperaturave të larta, ndërsa nga mesi i javës tjetër, ku priten masa ajrore më të ftohta dhe më të lagështa, dhe priten reshje shiu”, tha meterologia.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button