AKTUALITETBOTAKRONIKË

Pas debatit dhunoi dhe lidhi pas krevatit të dashurën e tij, vihet në pranga 41-vjeçari shqiptar! E reja: Ishte xheloz! Ja si dola nga shtëpia


Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence, pasi kishte dhunuar dhe torturuar për një kohë të vazhdueshme të dashurën e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari pas një debati e kishte rrahur partneren e tij dhe më pas e kishte lidhur me litar në shtrat, në mënyrë që të mos dilte nga shtëpia gjatë kohësh që ai nuk ndodhej aty.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E reja raportohet se ka arritur të lirohet nga litarët dhe ka dalë nga dritarja e banesës duke zbritur një kat më poshtë dhe më pas në rrugë. Me ndihmë e kalimtarëve të rastit që e kanë ndihmuar, ajo ka shkuar në polici për të bërë denoncimin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vajza ka rrëfyer atë që ka ndodhur, duke saktësuar se në të kaluarën, gjatë vitit të fundit, ka pasur episode të tjera agresioni, të shkaktuara nga xhelozia e burrit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një litar, konkretisht në gardërobë, me gjasë i njëjti me të cilin lidhej vajza, duke dëshmuar për atë që ndodhi atë ditë.

Pas të gjitha hetimeve, shqiptari është vënë në pranga për abuzim familjar dhe rrëmbim. Mësohet se me urdhër të Prokurorisë Publike të Firences, ai është transferuar në burgun Sollicciano të Firences, ku do të presë seancën e vlefshmërisë dhe gjykimin e mëpasshëm. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button