AKTUALITETKRONIKË

Përplasja me bandën “LIONS” në Greqi, arrestohet 28-vjeçari nga Fieri, me rrezikshshmëri të lartë


Policia greke ka arrestuar 28 vjeçarin me origjinë nga Fieri, Dhimitri Çiço, i dyshuar për dhjetëra ngjarje kriminale, përfshirë edhe vrasje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I riu shqiptar, njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjithashtu i përfshirë edhe ngjarjen kriminale, ku hapi zjarr ndaj një tjetër grupi kriminal shqiptar “LIONS”, me bazë në Athinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

28-vjeçari në brenda 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios, rezulton i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë.

Dhimitri Çiço ka hapur zjarr fillimisht ndaj afganëve duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë kundërpërgjigjur grupit të shqiptarëve, 28 vjeçari shqiptar ka qëlluar sërish duke vrarë Bahman Rasulin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas hetimit gati 1 mujor të kësaj ngjarje, policia greke ka arritur të identifikojë 7 shqiptarët e përfshirë, në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri, Akil Topi 66 vjeç nga Elbasani, Spiro Alushi 23 vjeç, Thanas Alushi 25 vjeç, Skerdi Dragoti 24 vjeç dhe Anxhelo Cenkaj 18 vjeç.

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përveç shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

Precedentët e të dyshuarve

7 shqiptarët e dyshuar si pjesëmarrës në përplasjen me afganët nuk janë emra të panjohur për policinë.

1. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios rezulton i arrestuar më parë se në bashkëpunim me anëtarët e grupit “LIONS” kanë vrarë në 21.02.2023 në Athinë, 40 vjecarin nga Delvina, Pëllumb Islami. Në 8 shkurt të këtij viti është arrestuar për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes, pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “armëmbajtje”, “vjedhje” e shumë vepra të tjera.

2. Bledi Alushi, është arrestuar në 8 shkurt bashke me Çiçon për pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “organizatë kriminale, “armëmbajtje”, “grabitje”, “plagosje e rëndë”, “shpërthim eksplozivi në tentativë”, “zjarrvënie në tentativë” e shumë vepra të tjera.

3. Spiro Alushi ka precedentë për “grabitje”, “kanosje”, “plagosje e lehtë” e vepra të tjera.

4. Thanas Alushi ka precedentë për “plagosje të lehtë” e vepra të tjera.

5. Anxhelo Cenkaj ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike” e vepra të tjera

6. Akil Topi ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike”, “grabitje”, “rrëmbim të mituri” e vepra të tjera.

7. Skerdi Draguti ka precedent të lehtë.

Related Articles

Back to top button